Pro-FM Gostivar

Tifozët të irrituar me futbollistët e Juves

1 min read

Ditën e sotme në orën 18:00 pritet të zhvillohet derbi mes Juventusit dhe Torinos.

Ultrasit e “Zonjës së Vjetër” vendosën të vendosnin një tjetër banderolë në fushën stërvitore të ekipit, duke akuzuar lojtarët se kujdsen vetëm për mediat dhe sponsorët, duke harruar kështu paraqitjen e tyre në fushë.

“Ju interesoheni vetëm për rrjetet sociale, sposorët dhe milionat e juaja. Përqëndrohuni në derbi! Tregoni se keni karakter”, shkruhej në banderolën e vendosur.

Ky mesazh vjen pas pezullimit të Paulo Dybalës, Arthur Melos e Weston McKenniet, të cilët ishin pjesëmarrës në një festë ditën e mërkurë.

Kujtojmë që Juventusi nuk do të jetë i plotë në këtë derbi, pasi përveç tre të pezulluarëve janë dhe dy lojtarët të infekutar me Covid-19.

Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe Merih Demiral, të cilët vazhdojnë izolimin sipas rregullave.

Ndërkohë, Pirlo nuk do të ketë në dispozicion as Gigi Buffon, i cili është pezulluar për përdorimin e një fraze fyese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.