Pro-FM Gostivar

Gostivar:Kronika e zezë

1 min read

Dje (1-prill) rreth orës 16:25, në Negotinë- e Pollogut, zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan 46-vjeçarin Sh.S. nga ky fshat i Gostivarit, i dënuar me burg për veprën penale “rrëmbim” dhe “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”.

Pas arrestimit, të realizuar me urdhër të gjykatës, i njëjti është dërguar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.

……

Dje (1-prill) në ora 19.00, 23-vjeçari I.A. nga Gostivari në SPB Tetovë, ka raportuar se në një Auto-larje në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar kishte qenë i sulmuar fizikisht nga 21-vjeçari B.Z. pas së cilës kishte pasuar një përleshje fizike. Më vonë i njëjti është thirr në Stacionin Policor Gostivar dhe çështja është duked u sqaruar dhe dokumentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.