Pro-FM Gostivar

Ekspertët gjerman: Personat nën 60 vjeç të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneka

1 min read

Komisioni gjerman i Vaksinave (STICO) u ka rekomanduar personave nën moshën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër kovid-19 të AstraZenekas të mos u jepet doza e dytë nga i njëjti prodhues.

“Derisa të marrim të dhëna të reja, rekomandojmë që personat nën moshën 60 vjeç të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneka, por të marrin dozë të vaksinës ARN pas 12 javësh”, njoftoi Stico.

Para disa ditësh, Gjermania tha që vetëm personat mbi 60 vjeç duhet të vaksinohen me AstraZeneka pasi 31 raste të një lloji të rrallë, por serioz të trombozës u regjistruan si efekt anësor. Ata që tashmë e kanë marrë dozën e parë do të informohen më tej se çfarë të bëjnë me të dytën dhe Stico tha dje se nuk ka asnjë provë shkencore për sigurinë e përzierjes së dy vaksinave të ndryshme.

Në këtë tip vaksinash përfshihen Pfizer/Biontec dhe Moderna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.