Pro-FM Gostivar

Bonucci rezulton pozitiv me koronavirus

1 min read

Db Torino 19/01/2020 - campionato di calcio serie A / Juventus-Parma / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Leonardo Bonucci

Skuadra e Juventusit, do të jetë pa qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci të paktën për dy javë. Ekipi nga Serie A, ka njoftuar të enjten se Bonucci ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus pas kthimit nga grumbullimi me Përfaqësuesen e Italisë.

Bonucci tashmë është izoluar dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për të paktën disa javë.

“Leonardo Bonucci pas kthimit nga Përfaqësuesja e Italisë ka rezultuar pozitiv. Futbollisti tashmë është izoluar dhe nuk ka ndonjë simptomë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Juventusit.

Ditë më parë, Juventusi njoftoi se edhe qendërmbrojtësi tjetër, turku Merih Demiral ka dalë pozitiv dhe së bashku me Bonuccin nuk do të jenë në formacion për ndeshjen kundër Torinos që luhet të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.