Pro-FM Gostivar

Ndërron jetë Aktori dhe humoristi Rasim Thaçi-Cima

1 min read

Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima, ka ndëruar jetë sot si pasojë e infektimit me Covid-19.

Thaçi ishte një aktor i njohur i humorit kosovar që kishte lindur më 12 korrik të vitit 1949.

Ai ishte 71 vjeçar, i lindur në fshatin Vukovc dhe vazhdimisht shprehte nostalgjinë për këtë fshat.

Cima ka përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë – dega ndërtimtari.

Rasim Thaçi ka qenë edhe futbollist derisa ka kryer edhe Fakultetin e Kulturës Fizike.

Në vitet 1980-1998 ai ka qenë mësimdhënës derisa njëkohësisht zhvillonte karrierë prej futbollisti.

Njëkohësisht ai nisi edhe karrierën prej humoristi në Radiotelevizonin e Prishtinës [RTP].

Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në Facebook kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit prej orës 13:00.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamires, Ju njoftojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë – Rasim Thaqi!Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në postimin e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.