Pro-FM Gostivar

Capital T prezanton një pjesë të shkurtër të këngës së re “Diego”

1 min read

Ai është duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe duket se do ta prezantojë së shpejti para fansave.

Fjala është për reperin e popullarizuar shqiptar, Capital T, i cili së shpejti vjen me këngën e re të quajtur “Diego”.

Projekti duket t’i jetë dedikuar legjendës së futbollit, Diego Maradonës, që ndërroi jetë gjatë vitit që lamë pas.

Krijuesi i hitit “Fjalët e nënës” së fundmi ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës të realizuar gjatë pushimeve në ishujt Maldive.

“Diego së shpejti”, ka qenë përshkrimi i videos.

Ndërkohë, në hapësirën për komente reagimet ishin të ndryshme dhe mjaft pozitive nga miqtë dhe fansat që mban në Instagram.

Brenda pak ditësh do të shohim se çfarë ka përgatitur Kapo kësaj radhe për admiruesit e muzikës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.