Pro-FM Gostivar

Gostivar:Kronika e zezë

3 min read

Mbrëmë (1-mars), dhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 58-vjeçarin N.J. nga Vërtoku i Gostivarit, i cili rreth orës 21:40 në objektin e tij hotelierik e kishte sulmuar fizikisht personin J.M. (46) nga Reçani i Gostivarit, i cili sipas denoncimit gjithashtu kishte përdorë edhe mjet prej qelqi me të cilën e kishte goditur personi J.M.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar, kurse ndaj të pandehurit N.J. do të përgatitet parashtresë adekuate.

……

Dje (28-shkurt) rreth orës 13:30, në rrugën rajonale Dibër- Hanet e Mavrovës, në lokalitetin “Hani i Zhirovnicës”, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria shtetasit shqiptarë B.L. (26) dhe B.T. (29) nga qyteti i Peshkopisë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në veturën “Mercedes” me targa të Shqipërisë është gjet marihuanë.

Dy shtetasit shqiptarë janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar dhe me parashtresë adekuate, sot (1 Mars) do të sillen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Gostivar.

……

Dje (28-shkurt) në orën 15:50, 56-vjeçari B.N. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në Mavrovë, në pistat e skijimit në Bistra, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 39-vjeçari B.E. nga Debreshi i Gostivarit.

Çështja kundër B.E. është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe ndaj tij do të pasojë parashtresë adekuate.

……

Mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 21:30, në rrugën ,,Pançe Popovski“ në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë gjetur të miturin 17 vjeçar nga Shkupi, i cili më 27 shkurt të këtij viti nga Tezja e tij Xh.M. (53) u raportua e zhdukur. I mituri iu dorëzua tezës së tij.

……

Dje (28 shkurt) rreth orës 17:55, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në hyrje të fshatit Vrapçisht, vetura “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 23 vjeçari J.M. nga Dobërdolli i Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga

rruga. Në këtë aksident, bashkudhëtari A.M. (22) nga Dobërdolli ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi dhe pasagjeri tjetër i moshës 16 vjeçare kanë përfunduar me lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad“ në Gostivar ku ishin transferuar tre të lënduarit. Ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit.

……

Dje (27-shkurt) preja ora 18:00 deri në ora 24:00, në zonën e Gostivarit, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet brenda dhe jashtë vendbanimit, në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 23 shkelje.

Trembëdhjetë shkelje janë konstatuar në autostradën Gostivar-Tetovë, afër kryqëzimit të Tumçevishtës, nga të cilat 4 tejkalime kanë qenë për më shumë se 70 kilometra në orë dhe 9 nga 50 në 70 kilometra në orë.

Dhjetë shkelje janë zbuluar në rrugën e ,,Ilindenit“ në Gostivar, me përdorimin e të ashtuquajturit “radar nate” ku tejkalimet e shpejtësisë kanë qenë nga 10 deri në 50 kilometra në orë. Parashtresa adekuate janë përgatitur për të gjithë shkelësit dhe ata do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj, si dhe sanksione të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.