Pro-FM Gostivar

ASH-AA: A ishte Avokati i Popullit çmimi i mashtrimit?

2 min read

Ish-kandidati i BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi, është nominuar sot me propozim të së njëjtës parti për Avokat Populli. Pas këtij propozimi të BDI-së, për Naser Ziberin, ka ardhur reagimi nga koalicioni ASH-AA

Ja reagimi i plotë i koalicionit ASH-AA:

Sot, kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë publik propozimi që Avokat i ri i Popullit të jetë Naser Zyberi, u zbulua edhe skenari i mashtrimit të zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020.

Megjithatë, duke qenë protagonist i zgjedhjeve të kaluara, Naser Zyberi i ka dy përgjegjësi: e para është politike – ai nuk mund të jetë Avokat i Popullit derisa në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për një detyrë politike, ndërsa e dyta është morale – ai duhet t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve shqiptarë në vendin tonë se a ka qenë ky çmimi i tij për mashtrimin e realizuar?

Nëse vërtet ka pasur kaq shumë qejf të jetë Avokat i Popullit, këtë dëshirë mund ta përmbushte edhe në mënyrë tjetër, por të pranojë të jetë bashkëpjesëmarrës, madje protagonist, i mashtrimit të madh “Koha për kryeministrin shqiptar”, kjo do të mbetet gjithmonë njollë në jetën e tij.

Pas kësaj, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa konkludon se ai që ka qenë mashtrues i zgjedhjeve të kaluara kurrë nuk do të mund të jetë Avokat i Popullit. E shumta mund të jetë avokat i Kryemashtruesit të partisë që e kandidoi, por asnjëherë edhe i Popullit. Sepse populli nuk i pranon dhe nuk i duron mashtruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.