Pro-FM Gostivar

Kryqi i kuq i Gostivarit me apel për ndihmë për viktimat e tërmetit në Petrinje dhe Sisak të Kroacisë

2 min read

Me keqardhje të madhe morëm lajmin për tërmetin katastrofal që goditi pjesën e Petrinje dhe Sisak në Republikën e Kroacisë më 29 dhjetor të vitit 2020. Sinqerisht bashkëngushëllojmë me familjet e personave të cilët humbën jetën dhe qytetarët me lënduar të Republikës së Kroacisë. Pas tërmetit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi një telegram ngushëllues dhe kontaktoi Kryqin e Kuq Kroat për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar ndihmë humanitare për popullsinë e goditur nga katastrofa. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron ekipe të specializuara për reagimin dhe veprimin ndaj katastrofave, ndihmë materiale nga rezervat e mallrave të organizatës, si dhe ndihmë financiare për popullatën e goditur.Në mënyrë që të sigurojmë mbështetje solidare për qytetarët dhe kompanitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullsinë e goditur nga tërmeti në Republikën e Kroacisë, Kryqi i Kuq i RMV shpall Apel për të mobilizuar ndihmë financiare për popullatën e goditur. Aksioni humanitar do të zgjasë deri në fund të janarit të vitit 2021.Mjetet mund të dhurohen në numrat e telefonit për donacion.

Me një thirrje në numrat e telefonit dhuroni 100 denarë për ndihmë humanitare për popullatën e goditur në R. e Kroacisë: Për shfrytëzuesit e Telekom Maqedoni 070 143 400 Për shfrytëzuesit e A1 Maqedoni 075 143 400Personat e intersuzar, kompanitë dhe institucionet mund të dhurojnë mjete financiare nëpërmjet llogarisë së Fondit për Solidaritet të Kryqit të Kuq të RMV:

Fondi i solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Llogaria:300000001327966

Numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale

Qytetarët e vendeve tjera mund të dhurojnë në:

Name of the organization: Red Cross of the Republic of North Macedonia Bank name: Komercijalna Banka AD SkopjeBank address: ul. Orce Nikolov no.3, 1000 Skopje, North MacedoniaBank account: 300000000000133 25730522-11Swift code: KOBSMK2XIban code: MK07300701000001228

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright PRO FM © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.