Main Menu

Tragjedia në Maqedoni: Për familjarët u sigurua strehim, kujdes psikologjik dhe ndihmë financiare

Ministria e Shëndetësisë, OJQ SANO dhe Oda e Psikologëve kanë siguruar strehim dhe kujdes psikologjik për familjarët e të lënduarve në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë. Ndihmë financiare do të japë Kryqi i Kuq, por vetëm për familjet e viktimave, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare (OJQ) SANO, strehim për familjarët e të lënduarve do të mundësojnë në Shtëpinë e Prindërve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare SANO kanë siguruar strehim për familjarët e të lënduarve në aksidentin e trafikut. Ministria e Shëndetësisë dhe SANO i ftojnë familjarët, nëse nuk kanë vendqëndrim në Shkup, të paraqiten për strehim në Shtëpinë e Prindërve ( e cila gjendet në afërsi të Ministrisë së Shëndetësisë). Personat duhet të drejtohen te mjekët ku janë të vendosur të lënduarit, dhe do t’u jepet vërtetim se person i familjes së tyre është lënduar në aksident. Qëndrimi i në Shtëpinë e Prindërve është falas, dhe duke filluar prej sot, shtëpia është e hapur për familjarët e të gjithë të lënduarve”, thanë nga MSH-ja.

Kujdes psikologjik është siguruar nga Oda e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në bashkëpunim me Odën e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të gjithë familjarët e pacientëve, të cilët kanë nevojë për kujdes psikologjik, është siguruar ndihmë profesionale nga psikologë”, njoftuan nga MSH-ja.

Vlera e ndihmës financiare e Kryqit të Kuq arrin shumën prej 30 mijë denarë (rreth 500 euro).

“Në këto momente të vështira të humbjes së më të dashurve, në shenjë solidariteti dhe të një gjesti human, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë do të japë ndihmë financiare për familjet e qytetarëve të vdekur në shumën prej 30.000,00 denarë për familje”, njoftuan nga Kryqi i Kuq.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 39 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share