Deputetët e VMRO-së “sulmojnë” mediat

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e seancës së sotme për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, sulmuan mediat dhe OJQ-të se punojnë për qeverinë për të kritikuar opozitën se po e bllokon shkarkimin e prokurorit publik, në vend se të raportojnë për çështjet me rëndësi.

“Këtyre ditëve kemi pasur sulme të orkestruara të disa portaleve të caktuara me tituj goditës se VMRO-DPMNE nuk lejon dhe bllokon shkarkimin e Marko Zvërlevskit, ndërkaq heshtin për cështje të rëndësishme. Marko Zvërlevski do të shkarkohet por pas 16 tetorit, neni 8 nga kodi zgjedhor është I qartë:, tha deputeti I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share