Prof. Fetai sjell librin e rradhës: “Marrëveshja e Ohrit, Baza e demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë”

Prof. Dr. Milaim Fetai sjellë edhe një libër tjetër. Botimi i radhës nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombetare në Shkup me autor Prof. Milaim Fetai mbanë titullin: “Marrëveshja e Ohrit – Baza e demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë”.

Libri është botuar këtë vit, ndërsa do t’ju shërbejë studiuesve të rinj dhe studetëve të cilët merren me analizime të ndryshme mbi Marrëveshjen Korizë të Ohrit, e cila u nënshkrua në vitin 2001 në Maqedoni, e me të cilën shqiptarët morën të drejtat të cilat i kërkonin në bazë të përqindjes si komunutet në Maqedoni. Kjo marrëveshje doli pas konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Gjithsesi, libri pos profesonistëve të fushës, do t’u shërbejë edhe perosnave tjerë, pasi pasqyron momente shumë interesnate mbi MO-në, pa implementimin e tërësishëm të së cilës, siç edhe vet prof. Fetai e potencon, Maqedonisë i myllet rruga euroatlantike dhe se kjo marrëveshje është baza e demokratizimit dhe integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Milaim Fetai ka lindur më 11.07.1958 në fshatin Çegran të Gostivarit. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Gostivar. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. Në po këtë Fakultet fiton titullin e Magjistrit të Shkencave Politike në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në Universietin e Tiranës, në Institutin për Studime Evropiane nën udhëneqjen e prof.dr. Xh. Zaganjori, fiton gradën shkencore Doktor i shkencave politike. Aktualisht është i punësuar në Universitetin e Tetovës, ku nga viti shkollore 2001/2002, është i angazhuar në Fakultetin Juridik, në Departamentin e Gazetarisë dhe në Shkencat Politike për lëndët: E drejta Ndërkombëtare Publike, Sistemet politike bashkëkohore, Qeverisja Lokale dhe Mediat dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Ka botuar më shumë punime shkencore dhe i ka prezentuar në Konferenca ndërkombëtare nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, siguria rajonale dhe roli i mediave në shtetet në tranzicion.

Në vitin 1997-2003 ka qenë nënkryetar i Këshillit të Radiodifuzionit të Maqedonisë, kurse prej vitit 2010 është nënkryetar i Këshillit të Agjencisë për Media (ASHMAA).

Gjatë mandatit në këtë institucion janë licencuar rreth 30 radio dhe televizone të pavarura shqiptare në Maqedoni. Ka qenë iniciatorë për themelimin dhe ngritjen e Televizionit kombëtarë Alasat-M me seli në Shkup dhe drejtor i parë i këtij televizioni. Dr. Milaim Fetai për kontributin në zhvillim dhe mbrojtjen në media, në vitin 2016 në Tiranë, në Akademinë e Shkencave nga Forumi Imazh – Media, i ndahet çmimi “Imazhi Kombëtar”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share