Trump për Venezuelën: Nuk përjashtoj mundësinë e ndërhyrjes ushtarake

SHBA mund të kryejë ndërhyrje ushtarake për të zgjidhur krizën në Venezuelë. Kjo u bë e ditur nga vetë Presidenti amerikan, Donald Trump. Ky paralajmërim I kreut të Shtëpisë së Bardhë është cilësuar çmenduri nga qeveria e presidentit Nikolas Maduro.

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake për Venezuelën. “Qytetarët e atij vendi po vuajnë dhe po vriten”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë pas një takimi me Sekretarin e Shtetit, Reks Tillerson dhe ambasadoren e tij në OKB, Nikki Haley. Ky është një mesazh I qartë për presidentin Nikolas Maduro, i cili vazhdon të injorojë kritikat dhe të sfidojë komunitetin ndërkombëtar.
Menjëherë pas paralajmërimit të Trump ka ardhur edhe kundërpërgjigja e qeverisë së Maduros. “Opsioni ushtarak në Venezuelë i përmendur nga Donald Trump është një çmenduri dhe një akt ekstremizmi”. Këtë e ka thënë ministri I mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino. “Me këtë elitë ekstremistë në pushtet në Shtetet e Bashkuara, kush mund të dijë se çfarë do të ndodhë në botë?”, shtoi Padrino, aleat besnik I presidentit Nikolas Maduro.
Ndërkohë, nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon të ngrejë shqetësimin për të drejtat e njeriut që dhunohen në Venezuelë. Përveç OKB-së, edhe organizata të tjera për të drejtat e njeriut që operojnë në Venezuelë kanë evidentuar me prova raste të tilla.
Por qeveria e Venezuelës nuk do t’ia dijë për këto akuza dhe ka hedhur poshtë një raport të Kombeve të Bashkuara dhe thotë se faktet janë tjetërsuar në mënyrë që të mashtrohet faktori ndërkombëtare dhe të dalin kundër presidentit Maduro. Vetë kreu I Shtetit duke folur nga Asamblea Kushtuese tha se është viktimë e sulmeve që vijnë nga çdo anë. “Opozita që promovon dhunë fashiste, vendet e rajonit që duan të na vendosin një bllokadë, Shtetet e Bashkuara që financojnë terroristët paramilitarë dhe borgjezia parasite, do të jenë përgjegjësi për fillimin e një krize acute ekonomike të vendit”, theksoi Maduro. Më tej ai u shpreh I gatshëm të takohet me ata që e kritikojnë atë përfshirë dhe presidentin amerikan, Donald Trump. Por një konfrontim mes dy krerëve të shtetit duket I pamundur për momentin. Megjithatë Shtëpia e Bardhë theksoi se Trump do të besidojë me Maduron vetëm kur në vend do të sundojë demokracia.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share