Wenger premton qëndrimin e lojtarit që i dhuroi fitoren mbrëmë

Arsene Wenger ka konfirmuar se sulmuesi Olivier Giroud nuk dëshiron të largohet nga Emirates.

“E dua atë si njeri dhe si lojtar, sepse ai është një djalë fantastik, ai e do klubin dhe ai nuk dëshiron të largohet dhe unë jam i lumtur që ai dëshiron të qëndrojë”, ka thënë shefi i Arsenalit pas ndeshjes së tij 4-3 kundër Leicesterit mbrëmë.

“Por në një moment unë ia hapa derën atij që të largohet, sepse e dija se kisha shumë sulmues. Por ai është shumë i dashur këtu dhe ne me të vërtetë e duam atë dhe në fund ai vendosi të qëndrojë” përfundoi francezi Wenger.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share