RDK: Marrëveshja e Ohrit Edhe pas 16 viteve vazhdon të kontestohet

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se përvjetori i 16-të vazhdon ta gjejë Marrëveshjen e Ohrit të kontestuar në të gjitha drejtimet me qëllim të devalvimit sa më të madh të këtij dokumenti. Kontestimi dhe devalvimi i Marrëveshjes së Ohrit vazhdon të vijë nga të njejtat forca destruktive, qoft nga kampi maqedonas apo edhe ai shqiptarë, që gjithmonë kanë preferuar mjegullnaja dhe mosmarrëveshje, në vend të qartësisë dhe marrëveshjeve. Në bazë të këtij mendimi, Marrëveshja e Ohrit edhe më tutje do të vazhdoj të kontestohet dhe devalvohet sepse i dha fund “biznesit” të këtyre forcave destructive dhe nuk do të mund të ketë marrëveshje që do të mund të kënaq apetitet e tyre.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson përmes një komunikate për media se Marrëveshja e Ohrit erdhi si rezultat i një lufte shumë vjeçare të popullit shqiptar për barazi të plotë dhe demokraci reale, kundër një aparati shtetërorë me mentalitet komunist, i perkrahur fuqimisht nga ish UDB – ja jugosllave dhe Millosheviqi, për ruajtjen e privilegjeve të një grupi, si sundimtarë të Maqedonisë kundrejt popujve të shtypur, në radhë të parë shqiptarëve si shumicë. Marrëveshja e Ohrit ishte një projekt ndërkombëtarë që sa do pak Maqedonisë i dha mundësinë të zgjidh problemet paqësisht dhe të konsolidoj demokracinë.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se nuk ka dilemë se Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht dhe se është zvaritur tejmase, por moszbatimi dhe zvarritja kaq e gjatë e implementimit të kësaj marrëveshje ndodhi përshkak të riorganizimit dhe formimit të klaneve të interesit qe u lidhën fortë mes veti, dhe përdorën mekanizma dhe lojra të ndryshme për ta sabotuar këtë marrëveshje. Për fat të keq, këtij grupi të interesi iu bashkangjitën edhe shumë shqiptarë të korruptuar, dhe disa grupe të vogla nga komunitetet tjera, turq, rom, boshnjak, dhe aritën ta zvarisin implementimin e kësaj marrëveshje.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se për zvarritjen e kësaj marrëveshje nuk ishin fajtor vetëm grupi kriminal maqedonas që punoi për sabotimin e kësaj marrëveshje, por faji bie edhe mbi grupet kriminale te komuniteteve tjera, në radhë të parë atij shqiptarë. Formimi i qeverisë së re jep shpresë se Marrëveshja e Ohrit, deri diku, do jetë një projekt i rumbullaksuar dhe i implementuar me shumë mund dhe djersë nga forcat progresive të këtij vendi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share