Kuvendi debaton për shkarkimin e Zvërlevskit, debati do të vazhdojë pas pauzës procedurale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdoi seancën e gjashtë me debat të përgjithshëm për Propozimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Marko Zvërlevski. Në kërkesën procedurale nga deputetja Daniella Rangellova nga VMRO-DPMNE-ja është dhënë pauzë prej një orë, pas çka do të vazhdojë debati.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Kërkesën për shkarkim, Qeveria e dorëzoi edhe deri te Këshilli i prokurorëve publikë, i cili në seancë e pranoi propozimin e tillë.

Në fillim të seancës së sotme në kërkesë procedurale, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi që pika e rendit të ditës të lihet në pritje, sepse, siç tha, “edhe nëse përfundon debati për të në sallë nuk ka deputetë të mjaftueshëm që të votojnë që konfirmohet edhe me numrin e deputetëve që mungojnë me arsye që e lexoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi”.

Në këtë, kryetari Xhaferi iu përgjigj se nuk është e nevojshme prania e shumicës së deputetëve që të vazhdojë debati, por vetëm kur vendoset, gjegjësisht votohe

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share