Dalin në shitje biletat e ndeshjes: Shkëndija – AC Milan

Duke filluar prej dje 10.08.2017 (e mërkurë) KF Shkëndija ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup.
Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Të gjithë mbështetësit e Shkëndijës dhe dashamirët e futbollit prej sot do të mund të sigurojnë bileta për ndeshjen historike që ekipi ynë do t’i luajë si vendas.

Duke parë interesin e madh për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin më 24 gusht në Shkup, është vendosur që biletat të lëshohen që tani në shitje, ndërsa varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori.

Shitja e biletave fillimisht do të nisë online në rrjetin Mktickets, në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës dhe te kiosku Monako në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika shitje do të hapen edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë për të cilat do të njoftojmë në mënyrë plotësuese.

400 MKD – 7Euro
600 MKD – 10Euro
800 MKD – 14Euro
1000 MKD – 17Euro

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share