Premierliga angleze çelet me Arsenal-Leicester

Pritjes së tifozëve për të parë skuadrat e tyre në aksion po i vjen fundi, me Premierligën angleze që sonte starton sezonin e ri 2017/18.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ndërmjet Arsenalit të Granit Xhakës e Shkodran Mustafit dhe Leicester Cityt nga ora 20:45.

Sonte do të jetë vetëm kjo ndeshje, ndërsa nesër (e shtunë) kampioni aktual Chelsea do të pres Burnley, Liverpool do të vizitojë shkojë Watfordin, ndërsa MAnchester City do të udhëtojë drejt Brightonit.

Të dielën, Manchester United do të ketë përballje shumë të vështirë ndaj West Hamit në Old Trafford.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share