Tevezi dështon krejtësisht në Kinë, dëshiron largimin

Sulmuesi Carlos Tevez raportohet se është i gatshëm të largohet nga Shanghai Shenhua vetëm shtatë muaj pasi u transferua në ekipin kinez, duke u bërë lojtari më i paguar në botë.

Argjentinasi ka dështuar të ambientohet në Lindjen e Largët që prej transferimit nga Boca Juniors, raporton TMW.

Tevezi ka realizuar vetëm dy gola në 13 paraqitje në Super Ligën kineze, duke lënë ekipin 20 pikë prapa liderit Guangzhou Evergrande.

Boca fitoi 80 milionë euro për shitjen e tij, por mund të detyrohet që të paguajë 50 milionë euro të shumës nëse sulmuesi largohet para skadimit të kontratës dyvjeçare.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share