Majlinda Kelmendi, favorite për titullin e botës në xhudo

Majlinda Kelmendi është favorite e madhe titullin e botës në xhudo e po ashtu të shpallet xhudistja më e mirë për ciklin olimpik 2012 – 2016. Kështu ka shkruar të enjten sajti i specializuar i xhudos, “judoinside”, që ka nisur serinë e shkrimeve për botërorin e xhudos që prej 28 gushtit deri më 3 shtator mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi ka dy tituj të botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Titullin e parë e fitoi në vitin 2013 në Rio, ndërsa të dytin në Chelyabinsk në vitin 2014. Në botërorin e vitit 2015 mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa vjet nuk u mbajt botërori. Botërorët nuk mbahen në vitet e Lojërave Olimpike. Majlinda vjet fitoi medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa po ashtu ka tre tituj të Evropës.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share