QMK: Aktive disa vatra zjarri

Vazhdon lufta me zjarret në vend.Në territorit e Maqedonisë për momentin janë akoma aktive disa vatra zjarri, sidomos në Makedonski Brod dhe Cashkë.

Në këto dy vende është shpallur gjendje e jashtëzakonëshme. Zjarre aktive ka edhe në komunat: Kavadarc, Kërçovë, Dollnen, Prilep dhe Bërvenicë. Njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

“Në komunën e Maqedonski Brodit për momentin janë aktive disa vatra zjarri. Në  fshatin Rastesh, në vendin e quajtur Sekullovo-Gumo atje digjen bimet, në Koritski Doll në nënkëmbëzën  e fshtit Vollq si dhe në afërsi të fshatit Grashnic. Për momentin atje është angazhur një hilikopter I ARM-së,I cili vepron edhe në zonën e fshatrave Brest, Rastesh, Vollqe dhe Zagrad. Zjarri në komunën e Cashkes, në vendin e quajtur “Koka e Jasenovskës” është ende aktiv. Atje janë duke u djegur pyjet dhe bari I thatë.Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar ekipe nga Ndërmarja e Pyjeve “Babuna“ e Velesit. Edhe  në fshatin Galishte të Kavadarcit është hapur një vatër e re zjarri dhe për shuarjen e tij, janë angazhuar ekipe nga NP” Pyjet e Maqedonisë””, shprehet Nadica Vckovska nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Në rajonin e Prilepit ende janë aktive dy zjarre të mëdha. Njëri është në atarin e fshatrave Bonçe dhe Krushevicë. Atje janë kapluar 250 hektarë pyje të përziera dhe terreni është vështirë i kalueshëm. tashmë pesë-gjashtë ditë është aktiv edhe zjarri rreth fshatit Nikodin të Prilepit.

Mbrëmë gjatë natës është shuar zjarri që kërcënoi manastirin Treskavec afër Prilepit.

Mbi njëqind vullnetarë I janë përgjigjur thirrjes dhe në orët e hershme të mëngjesit zjarri është shuar.

Megjithatë, disa flakë të zjarrit ende janë aktive në pjesën e ulët, drejt fshatit Gorno Sello dhe Mramorani. . Për shuarjen e zjarreve në vend për ndihmë është lëshuar prej dje edhe një aeroplan nga Izraeli.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share