Mësohet ora se kur Vardari dhe Shkëndija do t’i zhvillojnë ndeshjet kundër Fenerit dhe Milanit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar oraret e tre nga katër ndeshjet të cilët përfaqësuesit e Maqedonisë Vardari dhe Shkëndija do t’i luajnë në Ligën e Europës.
Takimet e para do të zhvillohen të enjten, 17 gusht në Shkup dhe Milano.
Ndeshja Vardar- Fenerbaçe do të zhvillohet me fillim prej orës 20:00, ndërsa ndeshja Milan- Shkëndija do të luhet nga ora 20:45.
UEFA ka caktuar edhe terminin e zhvillimit të ndeshjes në Stamboll mes Fenerit dhe Vardarit. Atje ndeshja do të nis në orën 19:30 minuta.
Ende nuk është caktuar se në çfarë ore do të zhvillohet ndeshja në Shkup, mes Shkëndisë dhe Milanit, përcjell SHENJA.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share