Ky është skenari se si po parashihet të vazhdojë seanca pa PAN-in

Deputeti i LDK’së Arben Gashi ka thënë se LDK po shqyrton mundësitë ligjore që puna në Kuvendin e Kosovës të vazhdohet edhe pa koalicionin PAN.

Ai ka thënë se tani në Kuvendin e Kosovës duhet të krijohet një gjendje e re derisa ka treguar se si mund të bëhet kjo.

“Sjellja e PDK’së me aleatë është një sjellje bllokuese. LDK po shqyrton mundësitë alternative për të pa si mund të zgjidhet kjo situatë. Ne po shqyrtojmë seriozisht procedimin në Kuvend në mungesë të PAN’it. Ne duhet të shohim mundësinë e vazhdimit të seancës duke zgjedh nënkryetarët e Kuvendit derisa PDK të jetë e gatshme të vijë në Kuvend. Po shqyrtojmë mundësitë ligjore lidhur me këtë gjë. Rrethanat janë që duhet të krijojmë një gjendje të re”, ka thënë Gashi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share