Ndodh mrekullia. “Zoti” grumbullon retë dhe lëshon shiun vetëm në vatrën e zjarrit të pyllit të Trashëgimisë Botërore të Natyrës

“Zoti është i madh”. Në një nga masivet pyjore të Librazhdit ka ndodhur mrekullia. Ndërsa Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikësit po punonin për të shuar një vatër zjarri, në qiell janë grumbulluar retë dhe pikërisht në atë vend ia ka këputur një shi i rrëmbyer.

Fenomeni i çuditshëm natyror ka ndodhur rreth orës 16.30. në pyllin e fshatit Rrajcë. Dhe nuk bëhet fjalë për një pyll dosido, por për pyllin me drurë ahu 300-vjeçarë që u shpallën pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës para pak javësh. Aksioni për fikjen e zjarrit është ndjekur nga vetë Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Fatmir Brazhda. Z. Brazhda shprehet se gjatë këtyre ditëve është punuar papushim për fikjen e zjarreve. Por pikërisht në këtë rast ka ndihmuar natyra. Duket sikur vetë “dora e Zotit” kërkon ta mbrojë këtë pyll.

“Ishim duke punuar për fikjen e flakëve kur befas në qiell u grumbulluan retë dhe nisi një shi i rrëmbyer. Shiu na ndihmoi që të fikim më shpejt flakët. U gëzuam të gjithë pasi ky nuk ëshntë një pyll dosido, por pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës”, u shpreh i lumtur Brazhda. Njëkohësisht drejtori ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se “Vënia e zjarrit është një akt kriminal të cilin mund ta cilësojmë si një “terrorizëm mjedisor”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share