Gostivar, plumbi qorr përfundon në tarracën e një kafeneje, fati shpëton të pranishmit

Dasmat dhe ahengjet e tjera familjare në rajonin e Gostivarit po shoqërohen me një vesë negativ, përdorimin e armëve të zjarrit. dje rreth orës 16 një rast i këtillë ka shqetësuar klientët që ndodheshin në njërën nga kafenetë që ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit, njofton Flaka.

Plumbi qorr i shkrepur sigurisht në ndonjë aheng familjar në afërsi, ka përfunduar afër tavolinës ku ishin të ulur klientët. Të revoltuar nga rasti, ata denoncuan rastin në rrjetet sociale dhe apeluan që në dasma të festohet me zemër dhe jo me armë. Redaksia e ka të njohur identitetin e personave dhe emrin e lokalit, por përshkak se bëhet fjalë për rast të ndjeshëm nuk po bëhen publike.

Rastet e tilla janë evidente dhe thuajse përsëriten çdo vit, madje duke lënë pas edhe viktima në njerëz. Sivjet një rast ndodhi në rajonin e Likovës kurse para dy vitesh edhe në Gostivar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share