Të varurit nga selfiet janë egoistë, narcisistë, impulsivë dhe psikopatë

Njerëzit të cilët në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Instagrami, publikojnë një numër të madh të selfieve tregojnë tipare psikopatike, thuhet në një studim të ri nga psikologët në Universitetin e Ohios.
Studimi konstatoi se ka më shumë të ngjarë që meshkujt të cilët publikojnë selfie në rrjetet sociale të jenë narcisoidë, impulsivë dhe atyre u mungon ndjeshmëria, përcjell Daily Mail.
Për shembull, meshkujt të cilët e përmirësojnë pamjen e tyre para publikimit në internet tregojnë shenja të narcisizmit dhe vetobjektivizimit, thotë profesori i komunikologjisë Jesse Fox.
“Narcisizmi është më së shpeshti i lidhur me kotësi, por si një mangësi psikologjike ai është i lidhur me një ndjenjë të inteligjencës, atraktivitetit dhe superioritetit”.
Meshkujt të cilët i publikojnë fotot e tyre në internet kanë më shumë të ngjarë të tregojnë shenja të psikopatisë, të cilat definohen si mungesë e ndjeshmërisë ose ndjenjave dhe impulsivitetit për të tjerët.
“Psikopatia karakterizohet me impulsivitet. Ata do të bëjnë selfi dhe menjëherë do t’i publikojnë ato. Ata duan të shihen menjëherë, nuk duan të shpenzojnë kohë në përpunimin e fotove”, tha Fox.
Mjekët i anketuan 800 meshkuj të moshës 18-40 vjeç dhe shprehitë e tyre në rrjetet sociale, ndërkohë që i nënshtruan edhe ndaj testeve psikologjike për t’i zbuluar vetitë e tyre.
“Rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më shumë, derisa të gjithë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar me pamjen e tyre. Kjo do të thotë se vetobjektivizimi mund të bëhet një problem i madh për meshkujt por edhe për femrat”, përfundon Fox.
Related News

Kështu duhet t’i mbani larg shtëpisë mizat
Me vapën që po vjen tendencën për të mbajtur hapur dritaret shtohet dhe me shumëRead More

Këshilla të thjeshta për ta përmirësuar memorien
Një hulumtim ka treguar që studentët të cilët mbajnë shënime në ligjërata kanë rezultate mëRead More