Në Tanushë të Gostivarit u përkujtuan Dëshmorët e UÇK-së së 29 Korrikut të vitit 2001

Me rastin e 16 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Tanushë të Gostivarit, familjarët, bashkëluftëtarët dhe miqtë përkujtuan ditën e rënies së dëshmorëve të Kombit, Tahir Sinanin, Naser Ademin, Hisë Fazliun, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademin.

Fjalën hyrëse e mbajti Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Arben Hani.

“Ishallah takohemi edhe vitin e ardhshëm, me 29 Korrik, me suksese shumë më të mëdha në aspektin Kombëtar”, tha Hani.

Para të pranishmëve në emër të Brigadës 116, foli Mirsad Neziri, Komandant Shkupi.

“Te nderuar familjarë të Dëshmorëve, të nderuar Veteranë të luftës, të nderuar banorë të fshatit Tanushë. Është një nder shumë i madh për mua qe t’ju drejtohem juve në emër të Brigadës 116. Sot, me 29 Korrik, në mblidhemi këtu të respektojmë, të nderojmë Dëshmoret e Brigadës 116, por kjo nuk është e mjaftueshme. Dëshmoret respektohen dhe nderohen më së shumti kur të gjithë Ne vazhdojmë rrugën e tyre për Bashkim Kombëtar, për zhvillimin ekonomik mbar shqiptar dhe integrimet euroatlantike. Qofte i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tyre. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh Mirsad Neziri.

Tradicionalisht ky përvjetor të realizohet te Pllaka Përkujtimore në fshatin Tanushë, Pllaka e cila simbolizon Bashkimin Kombëtar siç simbolizojnë Pesë Dëshmorët e Brigadës 116 Tahir Sinani, Shqipëri, Dardani dhe Iliridë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share