Suksesi i madh i Çiklistëve Gostivaras

Klubi i Çiklistëve “Adrenelin” nga Gostivari, si anëtar i Federatës të Çiklizmit të Maqedonisë morën pjesë në kategorinë “Road Cycling”, garë e vlefshme për kampionatin nacional të Maqedonisë-trofeun Ilinden.
Çiklistët Gostivaras aritën sukses të madh në kategorinë e pjesëmarrësve deri në moshën 13 vjeçare kurse, çmimet e fituara ishin:

Kampion u shpall Xhemaletin Qorbajrami,kurse çiklistëve tjerë u takuan pozita e 3- Daim Muharemit,respektivisht pozitën e 5 – Ubejda Devga.
Vlen të theksohet se turneu u organizua nga Federata e Çiklizmit të Maqedonisë dhe komuna e Ilindenit, Shkup.

Se suksesi i K.Ç. “Adrenalin” nga Gostivari nuk është i rastit dhe se punohet me një profesionalizëm në këtë klub, dëshmon fakti se anëtari i tyre,garuesi elitar Levent Rifat njëherit edhe kampion në kategorinë e seniorëve, gjendet në Itali me përfaqësuesen e Maqedonisë, ku nga 27- 30 korrik garojnë në kampionatin Europian në kategorinë “Mountain biking”.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share