Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar

Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur në një familje shqiptare në fshatin Simnicë të Gostivarit. Të hënën, ndërroi jetë babai ndërsa sot djali i tij 24 vjeçar.

Vdekja e 24 vjeçarit M. Miftari, jo zyrtarisht dhe sipas informatave të para që dalin nga Spitali i Gositivarit ka ndodhur si pasojë e kafshimit nga rriqrat.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ylber Ademi konfirmoi që: Pacienti ishte pranuar dje në Spital dhe pas terapisë fillestare është hospitalizuar në Klinikën Infektive të Shkupit.

Ademi deklaron që pacienti ishte pranuar me simptoma të etheve, temperaturës së lartë dhe barkëqitjes.

Informacioni pritet të konfirmohet pas kryerjes së analizave, ndërkaq,mësohet se edhe një banor i Gostivarit me simptoma të njejta pas pranimit në Spitalin e Gostivarit, është transferuar në Klinikat e Shkupit. Po ashtu, një banor tjetër nga rajoni i Gostivarit, mësohet të jetë dërguar në Klinikën e Shkupit me po të njejtat simptome.

Drejtori Ademi njoftoi që stafi mjekësor është alarmuar rreth rasteve të fundit dhe janë bërë përgatitje dhe shtim i kapaciteteve në reprartin infektiv dhe repartin e urgjencës. Stafi mjekësor është në gatishmëri për çdo rast eventual që mund të paraqitet.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share