Grabitet xhamia në Dobërdoll,autorët marrin parat nga kasaforta autorët marrin parat nga kasaforta

Dje në orën 17 e 45 minuta, BB (28) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar një vjedhje të rëndë në mes orës 19 dhe 20 që është kryer në xhaminë e fshatit “Xhamia Epërme”.

Persona të panjohur me forcë kanë hapur dritaren e zyrës, kanë hyrë brenda dhe nga një sirtar kanë arritur të marrin 1.800 denarë dhe nga një sirtar tjetër në një zarf e vendosur në librin e regjistrimeve, kanë marrë 24.000 denarë.

Me grabitjen e të hollave autorët e kanë lëshuar vendin dhe kanë ikur në drejtim të panjhour. Grabitësit nga xhamia kanë vjedhur 25 mijë e 800 denarë, ndërsa dëmin material që i kanë shkaktuar vlerësohet në 1.000 denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë, dhe për të sqaruar të gjitha detajet dhe po punohet në zbulimin e kryerësve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share