Gostivar: Plagoset një person gjatë festimit në dasëm

Tridhjet e një vjeçari C.GJ. nga fshati Tumçevisht, pasditën e sotme është plagosur nga një plumb të shkrepur gjatë festimit në një dasmë.

I lënduari, pas dhënies së ndihmës së shpejtë në spitalin e Gostivarit, është transferuar në klinikën e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, C.GJ në spitalin e Gostivarit është pranuar me lëndime në pjesën e parme të fytyrës. Jozyrtarisht, plumbi është shkrepur gjatë festës në rrugën “Mara Ugrinova” në afërsi të stacionit hekurudhor.

Ekipi i SPB  kryen inspektim në vendngjarje, me çka do të sqarohen më saktësisht për rrethanat se si ka ardhur deri te plagosja e personit në fjalë dhe mënyrës së përdorimit të palejuar të armës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share