Erdogan me fjalim emocional falënderon njerëzit që e shpëtuan Turqinë nga grusht-shteti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim emocional para dhjetëra-mijërave të pranishmëve një vit pas tentim-puçit në Turqi.

Erdogan ka thurur lavde për njerëzit dhe parlamentarët, që mbrojtën demokracinë dhe qeverinë atë natë.

Ai u ka qëndruar prapa dënimeve me vdekje për komplotuesit dhe ka thënë se ata do të duhej të visheshin me rroba të njëjta sikur të burgosurit e Guantanamos.

Afërsisht 250 persona patën vdekur dhe 2196 ishin plagosur në një tentim-puç nga një fraksion i ushtrisë turke me 15 korrik të 2016.

Qeveria turke qysh atëherë ka marrë aksion për burgosjen e organizatorëve dhe mbështetësve të puçit – janë pushuar nga puna 150.000 punonjës të shtetit dhe janë arrestuar mbi 50.000.

Share


(Next News) »



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share