Ndeshje miqësore mes futbollistëve veteranë të Galatasaray dhe Maqedonisë

Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara me rastin e përvjetorit të tentativës së grusht shtetit më 15 korrik në Turqi, në qytetin Gostivar të Maqedonisë u luajt ndeshja miqësore me futbollistëve veteranë të klubit Galatasaray dhe futbollistëve veteranë të Maqedonisë.

Në ndeshjen e organizuar nga Shoqata Ultraslan e Maqedonisë krahas ministrit pa Resor me origjinë turke në qeverinë e Maqedonisë, Adnan Qahil, ambasadores turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend si dhe shumë futbolldashës.

Para fillimit të ndeshjes u mbajt qëndrim nderi për qytetarët e rënë dëshmorë në natën e 15 korrikut dhe më pas u intonuan himnet kombëtare të dy vendeve.

Ambasadorja Kara në një deklaratë të bërë duke vënë në dukje se kanë ardhur për të ndjekur ndeshjen ajo është shprehur se në një anë mbajnë zi kombëtare dhe në anën tjetër festojnë fitoren e demokracisë.

Tülin Erkal Kara, ambasadorja turke në ShkupTülin Erkal Kara, ambasadorja turke në Shkup

“Ejani ti themi së bashku jo terrorizmit. Shpresojmë nga Allahu që të mos e përjetojmë më atë ditë të hidhur. Dhe dëshiroj të shpreh se përsa kohë që ju do të jeni këtu me lejen e Allahut edhe atdheu ynë do të qëndrojë në këmbë i palëkundur”.

Pasi ka rikujtuar se në 15 korrik Turqia ka kaluar një sprovë shumë të hidhur , Kara ka uruar suksese për të dy ekipet.

Ndërsa edhe kryetari i shoqatës Ultraslan të Maqedonisë, Sezer Purde, ka tërhequr vëmendjen duke u shprehur se turqit në Maqedoni gjithmonë i kanë dalë në mbrojtje Turqisë.

“Besimi ynë është i pafund se do të vazhdojë duke u rritur edhe në vitet e ardhshme. Këtë e kemi organizuar për të përmirësuar unitetin dhe solidaritetin tonë”, është shprehur Purde.

Më pas vizitorët kanë gjetur mundësinë të ndjekin një ndeshje miqësore të këndshme e cila është luajtur mes futbollistëve veteranë vendas dhe futbollistëve veteranë të ekipit të Galatasaray të cilët kanë ardhur nga Turqia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share