Nëse PAN-i i bën 61 deputetë, prokuroria të reagojë

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e bindur që koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN që për kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, do t’i siguronte 61 e më shumë vota për ta votuar qeverinë vetëm me anë të shantazheve dhe blerjeve të votave.

Prandaj, Haxhiu, me anë të një statusi në Facebook, ka kërkuar që nëse qeverinë e Haradinaj e votojnë 61 ose më shumë deputetë të veprojë prokuroria e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është e qartë që asnjëri nga deputetet nuk do ta votonin për parime apo me bindje të lirë qeverisjen e klanit Pronto. Andaj nëse koalicioni PAN arrin t’i ketë mbi 61 deputetë, do të duhej menjëherë të vepronte prokuroria sepse dihet hapur se ka pasur blerje o shantazh të deputetëve”, shkruan Haxhiu.

Ajo shton se “nuk mund të ketë përkrahje të vullnetshme për njerëz që janë përgjegjësit kryesorë për mjerimin, varfërinë, padrejtësitë e pabarazitë por edhe për krimin e korrupsionin”.

Sipas Haxhiut, veprimi i prokurorisë do ta parandalonte një situtatë hipotetike ku “shitblerja e deputeteve të shndërrohet ne traditë”.

“Raste te tilla kemi pasur edhe më herët dhe si të tilla janë injoruar nga prokuroria”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share