Sulmohet fizikisht një familje në Gostivar

46 vjeçari A.H nga Gostivari, njoftoi se dje (13 korrik) rreth orës 22 e 30 minuta, derisa familja ishte në banesën e tij në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar u sulmua fizikisht nga 6 meshkuj dhe 2 femra nga Gostivari .

Së pari ata filloi kanë filluar të godasin në dritare, dhe pastaj duke përdorur drurë (shkopinj) kanë hapur derën e përparme dhe kanë sulmuar atë dhe anëtarët e familjes (gruan, djalin, vajzën dhe nusen), si dhe një kushëri i cili ishte me ta, duke iu shkaktuar lëndime trupore dhe duke kërcënuar sigurinë e tyre.

Arsyeja për këtë ishin keqkuptime mëparshme mes A.H dhe një nga pjesëmarrësit në sulm.

Më vonë, për shkak të pjesëmarrjes në dhunën janë arrestuar A.H (47) dhe R.H (28), kurse në Stacionin Policor Gostivar janë thirur EA. (26), M.A (51) , Xh.H (22) dhe Xh.H (24), njofton SPB-Tetovë.

Policia është duke punuar për ndriçimin dhe zgjidhjen krejtësisht e rastit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share