Shoferi me ‘BMW X6’ shkel 17 vjeçaren dhe ik nga vendi ngjarjes

Në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, dje pasdite (13 korrik) në ora 17 dhe 40 minuta ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë një automjet rrugor “BMW X6”, i drejtuar nga një i panjohur, dhe 17-vjeçarja (këmbësore) nga Gostivari.

Gostivarka e dëmtuar me një automjet tjetër është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi i është ofruar ndihmë, është liruar nga spitali, njofton SPB-Tetovë.

Pas inspektimit në vendin e ngjarjes, policia është duke u punuar në gjetjen e automjetit dhe shoferit, që ka qenë pjesmarrës në këtë aksident, ku arsyeja për këtë është nga shpejtësia e papërshtatur apo tejkalim shpejtësie.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share