Fituesit e kupës UEFA vijnë në Gostivar

Nevzat Bejta ka mirëpritur sot në ambientet e komunës disa nga ish-futbollistët e klubit të futbollit Gallata Saraj, si dhe ish-kryetarin Alp Jalman, në prag të ndeshjes miqësore mes veteranëvë të kësaj skuadre dhe atyre të futbollit të Maqedonisë.

Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës Gostivar tha se ishte privlegj dhe kënaqësi të mirëpresë në Gostivar z. Jalman dhe ish-futbollistët e Gallata Sarajiit të famshëm të futbollit evropian dhe botëror.

“Në emër të qytetarëve të Gostivarit kam nderin dhe kënaqësinë t’iu uroj të gjithëve mirëseardhjen në qytetin tonë. Konsiderata dhe vlerësimet e mia për këtë skuadër janë të mëdha. Por edhe për gjithë kombin turk,” tha Bejta.

Bejta tha se Turqia është dhe do të mbetet një partner strategjik.

“Ndeshja nesër është jo vetëm për të luajtur lojën e bukur të futbollit por edhe për të festuar fitoren e demokracisë në Turqi. Proceset demokratike janë jetike për të vijuar në rrugën drejt zhvillimit të një kombi. Padyshim sporti është një nga asetet zhvilluese, si një nga simbolet paqësore dhe bashkuese të vendeve,” u shpreh Bejta.

Ish-kryetari i klubit të futbollit Gallata Saraj Alp Jalman, tha se pajtohej me fjalën e Kryetarit Bejta dhe u shpreh se kurrë nuk do të harrojnë mikpritjen e Gostivarit në këtë ditë të shënuar.

“Pajtohem me pohimin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta që proçeset demokratike janë jetike për të vijuar në rrugën drejt zhvillimit të një kombi. Ne nuk do të harrojmë asnjëherë këtë dashuri dhe afërsi që na treguat me këtë rast dhe në këtë ditë. Në nuk e ndjiejmë vetën të huaj sot në mesin tuaj, sepse, edhe themeluesi i Klubit të Futbollit Gallata Saraj është shqiptar”, tha ai.

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja miqësore mes veteranëve të Gallata Sarajt dhe atyre të futbollit të Maqedonisë, një ndeshje simbolike për të shprehur konsideratën mes dy vendeve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share