Stamboll, arrestohet organizatori i sulmit tek stadiumi i Beshiktashit

Prefekti i Stambollit Vasip Sahin deklaroi sot se gjatë operacionit policor në këtë qytet të kryer në kuadër të luftës kundër terrorizmit, nga liria janë privuar 44 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në mesin e të arrestuarve është edhe personi i cili organizoi sulmin tek stadiumi Beshiktashit, ndërsa më pas u arratis. Të arrestuarit tjerë janë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin në lagjen Vezneciler”, tha Sahin.

Gjatë sulmit terrorist tek stadiumi ‘Beshiktash’ në dhjetor të vitit 2016, objektivi i të cilit kanë qenë pjesëtarët e njësisë speciale policore, humbën jetën 29, ndërsa u plagosën 166 persona.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share