Borë në Zelandën e Re, 10.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike

Zelandën e Re e kaploi stuhia e borës, duke shkaktuar bllokime në komunikacion nëpër tërë vendin dhe duke lënë mijëra amvisëri pa energji elektrike.

Sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet rajonale nga kryeqyteti Uellington, ndërkaq erërat e fuqishme shkaktuan dëme të mëdha duke rrëzuar drunj dhe duke shkëputur rrjetin elektrik nëpër tërë vendin, që mbi 10.000 amvisëri la pa energji elektrike.

Era, që fryu me shpejtësi prej 160 kilometra në orë, e goditi kryeqytetin e Zelandës së Re, prëderisa në ngushticën Kuk, që i ndan Ishullin verior dhe atë Jugor, fryu erë me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, duke shkaktuar valë të larta deri 11 metra, kumtoi shërbimi meteorologjik.

janë mbyllur disa nga rrugët kryesore, ndërkaq është ndërprerë edhe komunikacioni hekurudhor. Rrugët kryesore që përshkojnë pjesën e mesme të Ishullit Verior janë mbyllur për shkak të borës dhe akullit, transmetoi Hina.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share