Serbia vazhdon me revanshizmin ndaj Maqedonisë

Ministri për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për ”Vecerne Novosti” ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me Maqedoninë. Ai e ka përsëritur qëndrimin e reciprocitetit me fqinjit që kanë inate prej kur Maqedonia pranoi Kosovën si shtet të pavarur.

“Disa herë ju kam thënë përfaqësuesve të Maqedonisë. Ashtu siç do sillet shteti juaj me Serbinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu do të sillemi edhe ne me ju”, tha Daçoq.

Nga ana tjetër është përgjigjur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili ka thënë se vetëm politika në mes fqinjëve është problem, pasi qytetarët janë duke bashkëpunuar dhe duke bashkëjetuar frytet e fqinjësisë.

Më herët, Daçiq edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Maqedonia ka gabuar rëndë me pranimin e Kosovës si të pavarur dhe gjithashtu si gabim e vlerëson votën PËR, që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share