Albulena Haxhiu e zbulon arsyen pse Hashim Thaçi, s’po e thërret seancën konstituive!

Njëra nga deputetetet më të zëshme të Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, thotë se PAN nuk i ka numrat dhe se për këtë arsye nuk po thirret seanca konstituive.

Sipas saj, presidenti Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

S’ka asnjë arsye tjeter (përveç numrave ) që ende nuk thirret seanca konstituive!

Se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN, e dëshmon edhe mosveprimi për thirrjen e seances konstituive! Sikur deputeti Haradinaj t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë, seanca do të thirrej menjëherë.

P.S Numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, Kryetar Kuvendi andaj është mirë ta ndryshojnë propozimin dhe të lëshojnë rrugë për krijimin e Qeverisë :):)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share