KF ‘Gostivari’ takohet me ‘Renovën’ në Ohër

KF ‘Gostivari’ fillon me ndeshjet kontrolluese, dhe sot do të takohet me KF ‘Renova’ në Ohër. Në ndeshje do të inkuadrohen edhe lojtarët e rinj nga Shkolla e Futbollit si dhe lojtarët e angazhuar së fundmi si përforcime pas inkuadrimit në ligën e dytë.

Duke filluar nga investimet dhe reformat rrënjësore që ka krijuar KF ‘Gostivari’, kulminacionin e këtij projekti pritet që të vazhdojë kryesia edhe gjatë këtij stinori që do të vijë pas disa javësh.

Fillimisht Gostivari dominoi plotësisht në ligën e tretë perëndim duke arritur që të pozicionohet në vendin e parë dhe duke u kualifikuar në ligën e dytë 7 javë para se të mbyllej sezoni që lam pas.

Projekti afat-gjatë i kryesisë së K.F Gostivarit nuk pushon as gjatë merkatos verore ku sot janë prezantuar disa super përforcime për të sulmuar kreun e klasifikimit në ligën e dytë, me qëllimin për tu kyçur në garë që të plasohet në ligën e parë të Futbollit në Maqedoni, aty ku gostivarasti e ndjejnë veten se i përkasin, pikërisht në elitën e futbollit vendor. Gostivari u përforcua me Kandikjan Tigran, Filip Despotovski, Ersin Fetahi, Bashkim Lama, Boban Maric, Hristijan Grozdanoski, Slavce Velkovski. Që të gjithë janë lojtarë me përvojë dhe me një karrierë ta pasur ne skenën e futbollit vendor, ndërkaq pritet që ti shërbejnë klubit për të arritur objektivat e këtij sezoni futbollistik.

Emocionet dhe e këtij suksesi nuk i fshehu as kreu i klubit i cili ndër të tjera potencoi se “Euforia e inkuadrimit në ligën e dytë nga sot mbaron dhe fillojmë përgatitjet për rikthim të fuqishëm në këtë ligë. Mendoj se do të kemi një fillim të mbarë dhe besoj që në finale të korrim suksesin që të gjithë e dëshirojmë. Kemi bë përforcime dhe freski në radhët e lojtarëve dhe shpresoj që besimin tonë do ta deshmojnë me paraqitjet e tyre ne fushë”, tha Edit Azizi, kryetar K.F Gostivari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share