James në Gjermani: Jam i lumtur që jam në një ekip kaq të madh

Transferimi më i ri i Bayern Munchen, James Rodriguez ka mbërritur në qytetin e Gjermanisë, Munih.

Dje kampioni bavarez “pa nja, pa dy” zyrtarizoi lojtarin kolumbian, i cili ishte duke u kërkuar me ngulmë nga Chelsea, Milan dhe Manchester Unitedi.

Sot ai ka shkuar në Gjermani, duke thënë se ndjehet shumë i lumtur që ka nënshkruar për një klub kaq të madh.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me një klub kaq të madh. Gjithkush e di se Bayerni është një klub i madh. Kjo është një kulturë e re në jetën time. Por për mua është një ëndërr e madhe. Shpresoj se do të kem suksese këtu”, ka thënë James.

Pas testeve mjekësore, James do të nënshkruaj zyrtarisht me Bayernin dhe në ora 14 e 30 do të zbulohet si lojtar i ri në “Allianz Arena”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share