Real Madrid gati për transfertën e katërt, 50 milionë euro

Real Madrid po përgatitet të kryejë transferimin e radhës. Sipas radios spanjolle, ‘Cadena SER’, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka shfaqur interesim që ta transferoj mbrojtësin e djathtë të Real Sociedadit, Alvaro Odriozola.

Reali është treguar e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë prej 50 milionë eurosh, ndërsa Odriozola ka një kontratë me Real Sociedadin deri në verën e vitit 2022.

Kujtojmë që Real Madrid deri më tani ka transferuar tre lojtarë: Dani Ceballos, Jesus Vallejos dhe Theo Hernandezin.

Image

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share