Merkel shpalos sot planin “Berlin Plus” për Ballkanin e trazuar

Një samit në Trieste të Italisë do të mbledhë sot udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për të diskutuar mënyrat e integrimit të rajonit në BE.

Samiti në Trieste është tubimi i katërt i tillë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014.

Pas Berlinit, tubimi është mbajtur në Vjenë në vitin 2015 dhe në Paris vitin e kaluar.

Në samit do të marrë pjesë Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, si dhe zyrtarë të lartë të Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Britanisë së Madhe.

Nga liderët e Ballkanit Perëndimor, në samit do të jenë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Merkel pritet të paraqesë planin “Berlin Plus”, qëllim i të cilit është krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, në mënyrë që integrimi ekonomik i rajonit të mbështesë edhe reformat sociale, politike e të tjera.

Plani parasheh edhe fonde për ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e teknologjisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share