SHBA: 16 viktima nga rrëzimi i një avioni ushtarak

Sipas zëdhënëses së trupave të marines në Shtetet e Bashkuara të Amerikes të paktën 16 janë të vdekurit e shkaktuara nga rrëzimi i një avioni në Mississippi. Avioni u rrëzua në kontenë LeFlore, rreth 160km në veri të kryeqytetit Xhekson. Sipas autoriteteve të gjitha viktimat ishin ushtarakë dhe i përkisnin trupave të marinsave. Ky incident u konsiderua nga Autoritetet civile dhe ushtarake amerikane si një tragjedi që tregon se në çdo moment, njerëzit me uniformë rezikojnë jetën për atdheun, por nuk dhanë detaje për shkaqet e rrëzimit të avionit. Shkak për rrëzimin mendohet të jetë një defekt i mundshëm teknik. Kjo pasi moti ishte i mirë dhe përjashton një avari për shkak të motit. Zjarrëfikësit e zonës thanë se u detyruan të presin për një farë kohe larg avionit para se të ndërhynin për shkak të shpërthimeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme që mendohet se janë shkaktuar nga karburanti i mjetit fluturues.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share