Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i tmerrshëm në Evropë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se nevojitet vështrim i drejtë i së kaluarës që krimet e tmerrshme si gjenocidi në Srebrenicë asnjëherë të mos përsëritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot shënohet 22 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa Guterres me këtë rast dha mesazhin në të cilin theksohet se edhe OKB-ja doemos duhet të pranojnë rolin e saj që ka patur në aprovimin e kryerjes së një krimi të tillë të tmerrshëm.

Guterres rikujtoi se gjenocidi në Srebrenicë ka qenë krimi më i tmerrshëm që ka ndodhur në Evropë që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara.

“Sot kujtojmë mijëra burrat dhe fëmijët e vrarë. Solidarizohemi me familjet dhe miqtë e të përvuajturve. Ngjarjet e tmerrshme në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995 janë të vërteta historike dhe në mënyrë të hollësishme janë dokumentuar. Gjykatat Ndërkombëtare ICTY dhe ICC janë shprehur se ai ka qenë gjenocid”, porositi Guterres.

Guterres po ashtu tha se OKB-ja pranon pjesën e saj të përgjegjësisë për Srebrenicën dhe punon në atë që përmes këtyre gabimeve të nxjerrin mësim dhe asnjëherë të mos përsëritet.

Duke theksuar se për një të ardhme të mirë dhe të përbashkët të komunitetit doemos duhet të pranojë faktin dhe të vërtetën historike, Guterres tha se është i vendosur të mbështesë procesin e vendosjes së paqes së përhershme dhe stabilitetit në mbarë Ballkanin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share