Prishet rendi dhe qetësia publike me të shtëna në ajër

29 vjeçari S.B nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, mbrëmë rreth orës dy ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke krisuar në ajër me pistoletë gazi.

Rastin në Polici e denoncoi 33 vjeçar nga Gostivari, kurse rasti kishte ndodhur në rrugën Zhivko Brajkovski në afërsi të një objekti hotelier dhe ku ishte e parkuar automjeti i tij Seat Arosa dhe ku pastaj u gjet pistoleta Ekol Special 990, kalibri 9 mm, dhe një kornizë boshe.

S.B pastaj është dërguar në Stacionin Policor dhe pas bisedës informative është lënë i lirë. Nga Policia e Gostivarit njoftojnë që pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj ti do të inicohet kallzim adekuat.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share