KF “Gostivari” me faleminderim të veçantë për futbollistët që do të largohen

Klubi i futbollit Gostivari përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ka falënderuar futbollistët që kontribuuan në rikthimin e skuadrës në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll.

„Faleminderit që ishit pjesë e ekipit tonë dhe që na ndihmuat të rikthehemi fuqishëm në Ligën e dytë republikane.

Klubi i Futbollit ‚Gostivari‘, ju dëshiron fat, shëndet dhe suksese në karrierën tuaj të mëtutjeshme. Mensur Idrizi, Hadis Veli, Briljant Syla, Sunaj Hasan dhe Xhevat Shaqiri

“Kemi qenë të privilegjuar që u patëm në mesin tonë”, kanë shkruar nga KF Gostivari.

Në anën tjetër, trajneri Mensur Jakupi tregoi prurjet e reja në skuadër dhe ata janë: „Na janë bashkuar Filip Despotovski (Akademija Pandev), Slavce Velkovski (Bregallnica Shtip), Tigran Kandikijan (portier) nga Gjorce Petrov, Boban Maric (Bellasica), Ersin Fetahi dhe Bashkim Lama (Shkëndija) dhe Hristijan Grozdanoski (Novaci)“, njoftoi trajneri Jakupi.

Gostivari sot fillon me përgatitje për sezonin e ri.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share