Një shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Gostivari shkakton zjarr në burgun e Shkupit

Një shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Gostivari ka shkaktuar zjarr në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Burgu Shkup” pasi që nuk i është lejuar të hyjë për vizitë brenda burgut.

Ajo dje rreth orës 18:30 ka filluar debat me të punësuarit në burg me ç’rast me një lëndë të lëngshme djegëse e ka spërkatur brendinë e rrethojës së burgut dhe ka shkaktuar zjarr.

Nga zjarri është dëmtuar një dritare e pikës për paraqitje në burg.

Vajza është shoqëruar në stacionin policor Çair dhe pas bisedës së bërë është liruar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share